Ministri Zemaj takon krerët e Bashkësive fetare në Kosovë, kanë një apel për besimtarët

10:52 | 23 Tetor 2020

Zemaj takon krerët e Bashkësive fetare në Kosovë, kanë një apel për besimtarët.

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka takuar sot prijësit e institucioneve fetare në vend, më saktësisht sekretarin e Bashkësisë Islame, Ahmet Sadrin dhe Ipeshkvin Dodë Gjergji.

Zemaj ka bërë të ditur se gjatë takimit me ta ka diskuatuar në liudhje me menaxhimin si dhe zbatimin e masave anti Covid në institucionet fetare.

Ai gjatë takimit bashkë me krerët fetar në vend, kanë apeluar të të gjithë qytetarët në veçanti besimtarët në institucionet fetare të kenë kujdes duke respektuar masat e ndërmarra nga Qeveria, për të ruajtur shëndetin e të gjithëve nga virusi Covid-19.

Postimi i plotë i tij:

Sot e nisa ditën duke i mirëpritur në zyrën time, sekretarin e Bashkësisë Islame, z. Ahmet ef. Sadriu dhe Ipeshkvin Imzot Dodë Gjergji, me të cilët biseduam për menaxhimin dhe zbatimin e masave kundër Covid-19 në institucionet fetare.

Shpreha falënderimin tim për angazhimin e Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Ipeshkvisë, në përkrahje të institucioneve tona për ruajtjen e shëndetit publik në përballje me pandeminë Covid-19.

Së bashku, vlerësuam si shumë të rëndësishëm bashkëpunimin midis institucioneve shtetërore, fetare dhe qytetarëve, me qëllim që të zbatohen masat anti Covid.

Apelojmë te të gjithë qytetarët në veçanti besimtarët në institucionet fetare të kenë kujdes duke respektuar masat e ndërmarra nga Qeveria, për të ruajtur shëndetin e të gjithëve nga virusi Covid-19.

Komento: