Ministria del me këtë njoftim për gjendjen e rrugëve sot në Kosovë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ministria del me këtë njoftim për gjendjen e rrugëve sot në Kosovë

11:04 | 06 Janar 2021

Kjo është gjendja e rrugëve sot në Kosovë.

Ministria e Infrastrukturës ka bërë të ditur se të gjitha rrugët nën përgjegjësinë e tyre janë të kalueshme dhe po përmbahen nga operatorët ekonomik.

Ata kanë bërë të ditur se kanë intervenuar me pastrim të rrugëve dhe hedhje të kripës.

“Ministria e Infrastrukturës njofton opinionin se të gjitha rrugët nën përgjegjësi të ministrisë janë të kalueshme dhe po mirëmbahen nga operatorët ekonomik të kontraktuar. Intervenime ka pas në largimin e erodimeve sidomos në viset malore, kompanitë kanë intervenuar me pastrim dhe hedhje kripe”, thuhet nga kjo ministri.

Njoftimi i plotë

Ministria e Infrastrukturës njofton opinionin se të gjitha rrugët nën përgjegjësi të ministrisë janë të kalueshme dhe po mirëmbahen nga operatorët ekonomik të kontraktuar.

Intervenime ka pas në largimin e erodimeve sidomos në viset malore, kompanitë kanë intervenuar me pastrim dhe hedhje kripe.

Në rajonin e Gjakovës gjendja e rrugëve është e mirë. Gjatë ditës dhe natës së kaluar ka pasur reshje të shiut dhe është intervenuar me kripë ku ka pasur nevojë.

Auto-udha R6, Doganaj- Hani i Elezit, si dhe regjioni i Ferizajt janë krejtësisht të lira për qarkullim.

Në rajonin e Gjilanit 1, gjendja e rrugëve është e mirë, ka pas lagështira në rrugë dhe është hedhur kripë sipas nevojës. Ndërsa, Gjilani 2, të gjitha rrugët janë në gjendje të mirë, në disa pjesë për shkak të reshjeve të shiut ka erodime dhe rrëshqitje të dheut.

Ndërsa në regjionin e Prizrenit, intervenime me kripë kishte në drejtimin: Prizren-Caralevë.

Në auto-udhën A7, drejtimi Suharekë – Morinë dhe në drejtimin Suharekë -Gjurgjicë kishte intervenime me kripë.

Në rrugën Pejë-Bogë dhe Deçan-Kozhnjer ka reshje të lehta të borës. Në orët e hershme të mëngjesit dhe në mbrëmje kanë qenë temperatura mjaft të ulëta dhe si rrjedhojë bëhet shpërndarja e kripës në të gjitha rrugët e regjionit Peja 1. Ndërsa në Peja 2, nuk kishte intervenime dhe rrugët janë krejtësisht të lira për qarkullim.

Për shkak të temperaturave nën zero (-1) është intervenuar me kripë e rërë në të gjitha rrugët e regjionit Prishtina 1, si preventivë për parandalim të krijimit të ngricave në shtresat qarkulluese.

Pas paraqitjes së plasaritjeve gjegjësisht deformimeve në rrugën nacionale N2 segmenti rrugor në dalje te Auto-udhës A7 në drejtim të Prishtinës nga Mitrovica sipas kërkesës dhe rekomandimeve me datë: 05.01.2021 në ora 04:00 të mëngjesit është bërë mbyllja e daljes se Auto-udhës A7 në drejtim të Prishtinës si dhe njëri shirit i qarkullimit drejtimi Mitrovicë-Prishtinë.

Automjetet të cilat vijnë nga Auto-udha A7 për të vazhduar në drejtim të Prishtinës duhet të vazhdojnë në drejtim të fshatit Mazgit, më saktë në segmentin rrugor Prishtinë – Mitrovicë dhe të shfrytëzohet rreth rrotullimi në fshatin Mazgit (rreth rrotullimi që gjendet në afërsi të tyrbes së Sulltan Muratit) dhe më pas të vazhdojnë në drejtim të Prishtinës.

Ministria e Infrastrukturës do t’iu mbajë të informuar për çdo detaj në lidhje me mirëmbajtjen e rrugëve.

Komento: