Ministria e Dardan Gashit shpenzon afër 6 mijë euro për dhurata

16:48 | 07 Maj 2019

Ministria e Diasporës e cila udhëhiqet nga ministri Dardan Gashi do të shpenzojë mijëra euro për dhurata protokollare.

Kjo ministri do të shpenzojë 5 850 euro për furnizim me dhurata protokollare, shkruan ORAinfo.

Sipas njoftimit për dhënien e kontratës nga KRPP, Zyra e prokurimit në këtë ministri ka kryer tashmë procedurat për furnizim me këto dhurata.

Kjo ministri, ka përzgjedhur kompaninë e cila do të bëjë furnizimin me këto dhurata në vlerë prej 5 850 euro.

Në këtë tenderë nuk ka pasur fare konkurrencë, pasi që kanë aplikuar vetëm dy kompani, ku vetëm kompania fituese është vlerësuar si kompani e përgjegjshme gjë që ky tender është proceduar vetëm me një ofertë të përgjegjshme.

Ndryshe, nuk janë të rralla rastet kur institucionet e vendit bëjnë shpenzimin e parasë publike në gjëra të tilla. /ORAinfo/

Komento: