Ministria e Ekonomisë: Janë kryer pagesat, minatorët pritet që sot t`i marrin rrogat

12:30 | 02 Mars 2021

Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit ka njoftuar se janë kryer pagesat për punonjësit e Trepçës dhe se këta të fundit pritet që gjatë ditës t`i marrin rrogat.

“Më datë 16 shkuar 2021, Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), Muharrem Nitaj, ka nënshkruar me Trepçën Marrëveshjen për ndihmë financiare, për subvencione dhe për investime kapitale, në shumë prej 3 milionë eurosh”.

“Procedurat e pagesës së mjeteve marrin pak kohë dhe sapo jemi njoftuar se tashmë janë kryer pagesat dhe punëtorët e Trepçës sot gjatë ditës pritet t’i marrin pagat e tyre”.

“Qeveria e Kosovës në vazhdimësi ka ndihmuar Trepçën. Në nëntor të vitit të shkuar, Qeveria kishte ndarë 1.1 milion për këtë ndërmarrje”, thuhet në një njoftim për media të kësaj ministrie.

Ky njoftim erdhi në ditën e dytë të grevës së minatorëve të Trepçës dhe të Kishnicës lidhur me pagat.

Komento: