Ministria e Mbrojtjes me memorandum mirëkuptimi me Britaninë dhe Irlandën

20:03 | 16 Maj 2024
ministria-e-mbrojtjes-me-memorandum-mirekuptimi-me-britanine-dhe-irlanden

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se së bashku me ministrin e Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, Leo Docherty, ka nënshkruar sot Memorandumin e Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut.

Ai bëri të ditur se kjo marrëveshje që do të formësojë edhe më tej bashkëpunimin e shkëlqyeshëm bilateral në fushën e mbrojtjes ndërmjet dy vendeve tona

“Kjo marrëveshje që do të formësojë edhe më tej bashkëpunimin e shkëlqyeshëm bilateral në fushën e mbrojtjes ndërmjet dy vendeve tona, përfshin koordinimin për mbështetjen e integrimit në të Republikës së Kosovës në NATO, realizimin e ushtrimeve dhe trajnime të përbashkëta, mbështetje dhe trajnime për operacione ndërkombëtare dhe misione ushtarake, si dhe shkëmbim përvojash në fusha të tjera”, theksoi Maqedonci në një njoftim në Facebook.

“Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës është mirënjohëse ndaj Mbretërisë së Bashkuar për mbështetjen e pakursyer dhe të vazhdueshme në zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit tonë”, thuhet tutje në njoftim.

Komento: