Ministria e Shëndetësisë publikon numrin e rasteve me COVID-19 brenda 24 orëve në Kosovë

14:49 | 07 Nëntor 2021

Konfirmohen 19 raste pozitive me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se nga 2.174 testime, 19 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.434.

Në total numri i rasteve aktive është 460.

Komento: