Ministria e Shëndetësisë publikon raportin me rastet e reja me COVID-19 në Kosovë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ministria e Shëndetësisë publikon raportin me rastet e reja me COVID-19 në Kosovë

12:10 | 27 Qershor 2022

Publikohet raporti, 35 raste të reja me COVID-19 në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e IKSHPK-së për rastet e reja me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë.

Sipas njoftimit, gjatë kësaj kohe në vendin tonë nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, ndërsa janë regjistruar 35 raste të reja me COVID-19.

Sot janë shëruar 15 qytetarë, ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 270.

Njoftimi i plotë:

27 Qershor 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit nuk ka pasur vaksinim kundër COVID-19

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.405 doza të vaksinës.

Deri më sot 823.674 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 103.145 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 200 testime, 35 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 15 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.399.

Në total numri i rasteve aktive është 270.

Komento: