Ministria iraniane e Shëndetësisë: 224 persona të vrarë nga sulmet izraelite ndaj Iranit

23:56 | 15 Qershor 2025
Ministria iraniane e Shëndetësisë: 224 persona të vrarë nga sulmet izraelite ndaj Iranit

Ministria e Shëndetësisë e Iranit tha se të paktën 224 persona janë vrarë në Iran që kur Izraeli nisi valën e sulmeve.

Kjo ministri gjithashtu ka bërë të ditur se 1 mijë e 481 persona ishin plagosur, raporton CNN.

Tutje, bëhet e ditur se shumica dërrmuese e të vrarëve dhe të plagosurve, apo më shumë se 90 përqind ishin civilë.

Komento: