Ministria publikon çmimet e derivateve, lirohet pak nafta

10:29 | 24 Korrik 2022

Shqetësuese ka qenë ndër muaj rritja ekstreme e çmimit në derivate.

Kësisoj, qytetarët vazhdimisht janë shprehur të shqetësuar për rritjet e pakontrolluara të këtyre çmimeve.

Tashmë është bërë një muaj që nga koha kur Qeveria mori vendim për vendosjen e “çmimit tavan”.

Ministria e Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar se gjatë ditës së sotme çmimi maksimal në produktin Dizel do të jetë 1.69.

Kurse çmimi maksimal në produktin Benzinë do të jetë 1.53.

Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gaz është 0.78 për litër.

Çmimet e lartcekura vlejnë nga sot në ora 10:00 deri nesër në të njëjtën orë.

Komento: