Ministrja Haxhiu flet për marrëveshjen e burgjeve me homologun danez

14:03 | 13 Shkurt 2024
ministrja-haxhiu-flet-per-marreveshjen-e-burgjeve-me-homologun-danez

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot ka pritur në takim në ministrinë e Drejtësisë, homologun danez, Peter Hummelgaard.

Gjatë takimit u diskutua rreth rëndësisë së ratifikimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Danimarkës për marrjen në shfrytëzim të hapësirave të burgut në Gjilan.

Në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë thuhet se që nga muaji korrik, për shkak të bllokimit me mosvotim të marrëveshjeve ndërkombëtare, kjo marrëveshje ka mbetur pa u ratifikuar.

Në anën tjetër, Haxhiu ka njoftuar Hummelgaard se Shërbimi Korrektues i Kosovës veçse ka filluar procedurat për hartimin e specifikave teknike për adoptimin e hapësirave banuese si dhe rekrutimin e stafit shtesë.

Komento: