Ministrja Rizvanolli reagon pas marrëveshjen 236 milionëshe me MCC

00:00 | 14 Maj 2022

Në fushën e energjisë Kosova sot ka arritur një marrëveshje të rëndësishme.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se arritja e marrëveshjes 236 milionë dollarëshe me MCC’në, është dëshmi e miqësisë unike të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Reporteri.net

Përmes një postimi në Twitter, Rizvanolli ka falendëruar MCC’në për pritjen dhe ekipet për punën.

“Faleminderit, @MCCgov, që na pritët ne dhe të dy ekipet për punën e zellshme. Ishte një javë intensive, por po aq emocionuese dhe e këndshme – një dëshmi e partneritetit dhe miqësisë unike midis vendeve tona dhe njerëzve tanë”, ka shkruar Rizvanolli.

Koorporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) ka njoftuar se sot kanë përmbyllur negociatat me Qeverinë e Kosovës për një marrëveshje në sektorin e energjisë.
Vlera e kësaj marrëveshje është 236.7 milionë dollar dhe sipas MCC e forcon Kosovën, shkruan Gazeta Online Reporteri.net

“”Sot, MCC dhe Qeveria e Kosovës përmbyllën një javë negociatash produktive për një marrëveshje kompakte të propozuar prej 236.7 milionë dollarësh, e krijuar për të forcuar e Kosovën në sektorin e energjisë”, thuhet në postimin e MCC në Twitter.

Komento: