
Javën e kaluar, pati ankesa nga ana e studentëve për ushqimin i cili përgatitet në Menzën e Studentëve ku ushqehen rreth 5000 studentë, raporton Gazeta 10.
Studentët u ankuan me dhembje barku dhe te vjella të shumta për ditë të tëra. Mjeku nga Qendra e Studentëve për media tha se nuk ishte ndonjë problem nga ushqimi, por sipas saj, ndonjë grip sezonal, pasi që të gjithë studentët që i kishte kontrolluar kishin thuajse probleme të njejta e mbi të githa, skuqje të fytit, raporton Gazeta10.
Disa lexues të mediave, kanë dërguar një video në redaksinë e Klan Kosovës ku shihet një mi në Menzën e Studentëve.
Ndryshe, disa studentë që kanë hapur një profil në rrjetin social Instagram për të informuar studentët për çdo lloj informate dhe paqartësi që studentët kanë, të njejtit, gjatë javës së kaluar kishin kërkuar nga drejhtori i menzës që të shikonin hapësirën se ku përgatitet ushqimi dhe kishin bërë disa fotografi e video rreth kësaj çështjeje. Ata treguan se kishte pastërti maksimale në pjesën ku përgatitet ushqimi, dhe treguan edhe për ushqimet e paketuara që kishin afat deri në vitin e ardhshëm, raporton Gazeta 10.
Por se nga erdhi ky brejtës brenda menzës, akoma nuk dihet asgjë dhe se akoma nuk dihet nëse helmimi i studentëve i javës së kaluar, ka qenë si pasojë e këtyre brejtësve që kanë depërtuar brenda ku përgatitet ushqimi për studentët./Gazeta10
Lajmi në përditësim….