Miqtë shkojnë për vizitë tek familja e Thaçit në një vjetorin e arrestimit të tij

14:36 | 05 Nëntor 2021

Bashkëpunëtorët dhe miqtë e ish-presidentit Hashim Thaçi, kanë vizituar sot familjen e tij në Burojë.

Kjo vizitë e tyre erdhi pasi sot me 5 nëntor bëhet një vit që kur ish-presidenti Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, janë arrestuar nga Gjykata Speciale.

Lajmin për vizitë e ka bërë të ditur, ish-këshilltari i Thaçit, Adil Behramaj.
Ai tha se prindërit e Thaçit edhe pse në moshë të shtyrë dhe me dhimbje për djalin, nuk u zbeh mikpritjen dhe bujarinë.

“Në Burojë, te prindërit e presidentit Thaçi. As mosha e shtyrë dhe as dhimbja për djalin nuk ua ka zbehur mikpritjen dhe bujarinë”, ka shkruar Behramaj.

Më poshtë postimi i plotë i tij

Komento: