Miroslav Lajçak paralajmëron një takim Kurti – Vuçiq para pushimeve të verës në Bruksel – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Miroslav Lajçak paralajmëron një takim Kurti – Vuçiq para pushimeve të verës në Bruksel

10:07 | 29 Qershor 2022

Lajçak: Po punojmë për një takim Kurti – Vuçiq para pushimeve të verës në Bruksel.

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, tha se po punojnë për një takim ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq para pushimeve të verës në Bruksel.

Lajçak tha në një konferencë për media se ka pasur diskutime të gjata me Kurtin, ndërsa tha se takimi i radhës i kryenegociatorëve do të zhvillohet në korrik.

“Gjithashtu jemi duke punuar që t’i takojmë të dy udhëheqësit, kryeministrin Kurti dhe presidentit Vuçiq. Do të dëshiroja që kjo të ndodhë para pushimeve verore në Bruksel”, tha ai.

“Jemi duke punuar që të krijuar mundësi për këtë”, shtoi Lajçak.

Emisari i BE-së tha se “ka një numër të dokumenteve që tani jemi duke i diskutuar”.

Komento: