Milani raportohet se po planifikon një mision 2024 me portierin e tyre Gigio Donnarumma.
Tuttosport pretendon se tani që dritarja e transferimit të verës është mbyllur, kuqezinjtë kërkojnë të lidhin lojtarët e tyre kryesorë me kontrata afatgjata dhe ata mendojnë se Donnarumma është një përparësi, përcjell ORAinfo.
Kontrata e italianit përfundon në verën e vitit 2021 dhe Milani do të duhet të merret me agjentin e tij Mino Raiola për të zgjatur marrëveshjen e tij deri në vitin 2024.
Ai aktualisht fiton 6 milionë euro në sezon dhe marrëveshja e re duhet të ketë pagë më ta madhë.
Kjo do të eliminonte mundësinë e largimit të tij gjatë verës së ardhshme dhe gjithashtu do të rrisë vlerën e tij në tregun e transferimeve. /ORAinfo/