
Kjo është gjendja shëndetësore e 20-vjeçares së aksidentuar në rrugën Fushë-Kosovë – Prishtinë
Gjendja e 20-vjeçares e cila u aksidentua të dielën nga një veturë në magjistralen Fushë-Kosovë – Prishtinë, vazhdon të jetë e rëndë dhe nën përcjelljen e barnave.
Lidhur me këtë, shefi i Klinikës Intensive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Shaqir Uka, ka thënë se janë duke e vazhduar përkujdesjen ndaj vajzës.
Ai gjithashtu ka theksuar se ajo vazhdon të jetë nën trajtim të barnave të ndryshme.
“Pacientja për të cilën ju i referoheni po vazhdon me qëndru në gjendje stabile edhe pse lëndimet janë mjaftë serioze. Ne po vazhdojmë me dhënien e terapisë dhe po vazhdon me qenë e monitoruar dhe nën përcjellje tërë kohën dhe ne vazhdojmë me mbajte në këtë gjendje të fjetur”, ka thënë Uka për EO.
Policia e Kosovës ka arrestuar sot rreth orës 09:40, personin i cili dje goditi dhe lëndoi rëndë një këmbësore 20-vjeçare në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.
“Ka qenë reagimi i shpejtë i hetuesve ai që ka mundësuar arrestimin e personit të dyshuar si dhe konfiskimin e automjetit të tipit Opel Corsa i cili ishte i dëmtuar”, tha policia.