Mjekët japin alarmin: Pasojat e koronavirusit mund të zgjasin gjithë jetën te pacientët

23:12 | 02 Qershor 2020

Sipas studimit të fundit, pasojat e koronavirusit mund të zgjasin gjithë jetën te pacientët.

Ka prova në rritje nga Kina, vendi ku thuhet të ketë origjinën virusi korona dhe Italia, vendi i parë Evropian që raportoi raste, se pacientët e diagnostikuar me Covid-19 mbeten me probleme afatgjata shëndetësore.

Këto probleme mbeten edhe nëse pacienti mund ta ketë kaluar virusin me simptoma të lehta.

“Ajo që ne kemi parë nëpër spitale është thjesht maja e ajsbergut,” u shpreh profesori Roberto Pedretti, kreu i kardiologjisë në Institutin Klinik Shëndetësor në Pavia të Italisë.

“Fokusi ynë në këtë moment është trajtimi i pacientëve në statde akute në mënyrë që t’i ndihmojmë ata të shërohen nga Covid-19. Por, në gjithashtu duhet të konsiderojnë në të ardhmen impaktin që lë virusi.”

Një nga problemet afatgjata që lë virusi është dëmtimi i mushkërive. Për këtë, profesori Pedretti druhet se do t’i “mbushin” sistemet e shëndetësisë në të gjithë botën, me një numër të madh të mbijetuarish nga virusi korona që mbeten me kapacitet të reduktuar mushkërish.

Këta pacientë do të kenë nevojë për rehabilitime të zgjatura për t’u kthyer në cilësinë e jetës që kanë pasur më parë.

Komento: