Mjeku shqiptar thotë se në pandemi u rritën rastet e trashjes së gjakut

14:23 | 27 Janar 2021

Kirurgu vaskular thotë se në pandemi u rritën rastet e trashjes së gjakut.

Raste të shumta janë lajmëruar për trajtim në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës për shkak të trashjes së gjakut.

Kjo pas kalimit të virusit COVID-19.

Kirurgu Vaskular Lulzim Vokrri, ka treguar simptomat klinike tek pacientët që kanë trombë.

“Simptomatologjia klinike ose pamja se si duket pacienti varet nga madhësia e trombit që ka lëvizë që ka notuar dhe e ka bllokuar një degë të arteries pulmunare ose komplet arterien pulmunare. Kur trombi është i madh ai e bllokon arterien kryesore pulmunare dhe shkakon emboli të plotë e cila mund të jetë fatale. Simptomat klinike janë: Dhembje gjoksi, nxënie të frymës do të thotë nuk merr frymë lirshëm, shpejtim i të rrahurave të zemrës dhe frikë”.

“Pra, krijohet ajo ndjenja sikur dikush po do me të ngufatë. Kur pacientët paraqiten tek ne me këtë simptomatologji ne fillojmë ekzaminimet plotësuese për ta gjetur diagnozën. Tek ne në laborator për pacientët që manifestojnë këto simptoma klinike dhe kërkojmë analizat më të thjeshta laboratorike, ose siç njihet në mjekësi “Biomarkerët medicinal”.

Vokrri tha në Klan Kosova se gjatë periudhës së pandemisë janë rritur rastet e trombozave venoze dhe arteriale.

“Ne në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës jemi të shërbyer me udhërrëfyes internacional se si pacientët duhet të mbrohen nga tromboza venoze dhe arteriale, në kohën e pandemisë së virusit. Atë se çka e karakterizon këtë sëmundje është se janë rritur trombozat venoze dhe arteriale”.

“Pikërisht mbrëmë ne e kemi operuar një pacient me trombozë të arteries “Iliaka” që e themi apo arteries kryesore që ndahet nga ena kryesore e gjakut që e ushqen me gjak këmbën e majtë. Pacienti ka qenë i shtritë në Qendrën për COVID në Pulmologji. Ne kemi intervenuar dhe e kemi larguar trombin. E kemi shpëtuar pacientin dhe e kemi shpëtuar ekstremitetin e majtë këmbën”.

Kirurgu vaskular theksoi se për të mos i’u trashur gjaku personave që kanë qenë me COVID-19, atyre iu është dhënë injeksioni “Fraxiparine”.

Komento: