Mjet shpërthyes në staduimin e Feronikelit, policia jep detaje

11:54 | 14 Mars 2020

Është gjetur një mjet shpërthyes në stadiumin e futbollit të Feronikelit.

Policia Kosovës ka njoftuar se mjetin shpërthyes në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas e ka gjetur një qytetar, i cili e ka raportuar tastin në polici.

“Një mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke punuar në stadiumin e lartcekur ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyer. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore, kurse njësia e FSK-së të cilët e kanë bërë tërheqjen e mjetit në mënyrë të sigurt”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.

Komento: