Mocioni i VV-së për rrëzimin e qeverisë, deputeti i AAk-së: Ata që e rrëzuan veten po tentojnë ta rrëzojnë dikë tjetër

19:23 | 06 Gusht 2020

Lëvizja Vetëvendosje ka ngritur një mocion për rrëzimin e Qeverisë Hoti.

Joserioze e ka vlerësuar deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Syla, iniciativën e Lëvizjes Vetëvendosje për ngritjen e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Hoti.

Syla në një prononcim për EO, ka thënë se Vetëvendosjes nuk i takon që të jetë pjesë e ndonjë qeverie të re, pasi sipas tij, ata i ikën përgjegjësive sa ishin në pushtet.

Ai ka bërë të ditur se ata janë të interesuar në vazhdimin e qeverisë, dhe rimëkëmbjen ekonomiket të vendit.

“Kjo iniciative është jo serioze, ata qe e rrezuan veten tani kërkojnë ta rrezojnë dikë tjetër, me se paku u takon atyre qe te kërkojnë te jenë pjese e ndonjë qeverie te re, pasi qe ata vet u ikën përgjegjësive sepse ishin ne pushtet. Fokusi jone është në rimëkëmbjen ekonomike duke pas parasysh neper cilat vështirësi ekonomike, pandemike po kalon vendi, dhe bota”, është shprehur Syla.

Komento: