Modric po largohet nga Reali

15:46 | 28 Dhjetor 2019

Luka Modric drejt largimit nga Real Madrid.

Aventura e Luka Modric te Real Madrid po shkon drejt fundit.

Nëse jo tani, qershori mund të sjell ndarjen e tij me Real Madrid.

Hapësirat e dhënë nga Zinedine Zidane janë të pakta, dhe Modric e di që me moshën që ka, po jeton ditën e fundit në futboll.

Gjetja e një skuadra ku do të luante vazhdimisht, konsiderohet si opsioni më i mirë, raportojnë mediet në Spanjë.

Por, një ardhje e Paul Pogbas te Real Madrid, do të nënkuptonte largim të sigurt për një herë fituesin e Topit të Artë.

Komento: