Molliqaj kritikon Abdixhikun e Krasniqin, kërkon ta tregojnë draftin për Asociacion

17:40 | 09 Nëntor 2023
molliqaj-kritikon-abdixhikun-e-krasniqin,-kerkon-ta-tregojne-draftin-per-asociacion

Kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj u ka reaguar ashpër krerëve të partive opozitare. Memli Krasniqit të PDK-së e Lumir Abdixhikut të LDK-së.

Sipas tij Krasniqi dhe Abdixhiku janë bërë pjesë e lojës së kryeministrit, Albin Kurti për të mos treguar përmbajtjen e draftit të Asociacionit të propozuar nga BE dhe SHBA.

“Tregojeni draftin Lumir e Memli”, është fjalia me të cilën Molliqaj e ka nisur reagimin.

“Puna e fshehtë është mënyra e kryeministrit. Pjesë e kësaj loje janë bërë edhe Memli Krasniqi e Lumir Abdixhiku. Ata jo thjesht kanë abstenuar nga çfarëdo kundërshtimi. Po i shërbejnë Kurtit edhe në menaxhimin e opinionit publik. Marrëveshjen e din Kurti, mbase Besnik Bislimi; e kanë parë edhe liderët opozitarë, askush tjetër”, shkroi Molliqaj në Facebook.

Komento: