Molliqaj: Kurti ka humbur të gjitha lidhjet me Trumpin, prandaj po e mbështet Biden

22:40 | 20 Tetor 2020

Dardan Molliqaj nuk po i kursen kritikat për ish shefin e tij partiak Albin Kurtii.

Molliqaj nga Partia Social Demokrate, ka thënë ish-shefi i tij partiak Albin Kurti nga Vetëvendosje, ka humbur të gjitha raportet me Presidentin amerikan Donald Trump.

Molliqaj në Rubikon me Adriatik Kelmendin, madje thotë se për këtë arsye tashmë Kurti, po e mbështetë edhe Joe Biden, pretendentin demokrat për president.

”Kurti kur mendon se po e mbështesin amerikanët, është me amerikanët”.

”Kur mendon se nuk po e mbështesin amerikanët, nuk është me amerikanët”.

”Po e mbështet Biden sepse i ka humb të gjitha lidhjet e mundshme me Trumpin dhe thotë të hi ”all in”.

”Kështu nëse fitojmë fitoj sado pak nëse humbi, e kam humbjen e sigurt”, shprehet Molliqaj për Albin Kurtin.

Komento: