Molliqaj nuk ndalet, i reagon sërish KEK-ut

19:00 | 25 Dhjetor 2021

Dardan Molliqaj, sërish i ka reaguar KEK-ut.

Reagime e kundëreagime ka pasur ditën e sotme mes kreut të PSD-së, Dardan Molliqaj dhe zyrtarëve të KEK-ut e KEDS-it për krizën e energjisë elektrike.

Molliqaj ka reaguar përsëri së fundi duke kërkuar hetime rreth çështjes që ngriti sot.

“Nuk zmbrapsemi. Hetim! Menaxhmenti i ri i KEK-ut paska reaguar ndaj pyetjeve që i ngritëm ne sot në konferencë, me po të njëjtën gjuhë e shpjegim të KEDS-it. Dallimi është që këta nuk i paskan lexuar fare çështjet që i ngritëm ne, por thjeshtë paskan lexuar atë që e tha KEDS-i. Pra kemi bashkëkoordinim në mes Qeverisë, Menaxhmenti i ri i KEK-ut, dhe KEDS-it, në mbrojtje të këtij të fundit. Nëse pyetjet dhe dyshimet e ngritura nga PSD janë të pabaza, atëherë cila është baza e shqetësimit dhe reagimit të KEK dhe KEDS? Investimi në imazh rëndom ndodhë kur ka deficit në argumente dhe besueshmëri”, ka shkruar ai në Facebook.
Ai ka shtuar se reagimet e KEDS-it dhe KEK-ut “po tregojnë se diçka po fshihet”.

”T’i kthehemi thelbit, përsërisim: hetimet në lidhje me krizën duhet të ndodhin shpejt.Transparenca dhe llogaridhënia janë urgjencë në këtë situatë. Reagimet akuzuese e sulmuese të KEDS-it dhe menaxhmentit të ri të KEK-ut, veç po na tregojnë që diçka po fshihet. Por jo edhe për shumë gjatë. Beteja për drejtësi dhe llogaridhënie do të vazhdojë”, ka shkruar Molliqaj.

Kujtojmë se prej ditësh vendi është duke u përballur me reduktime të energjisë elektrike. Në shumë zona të vendit, këto reduktime po zgjasin më shumë se dy orë.

Komento: