‘‘Momente të bukura’’, Haradinaj ndan foto me Rifat Jasharin nga dasma e vajzës së Shkurte Fejzës

23:20 | 19 Qershor 2026
‘‘momente-te-bukura’’,-haradinaj-ndan-foto-me-rifat-jasharin-nga-dasma-e-vajzes-se-shkurte-fejzes

Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se ai, së bashku me gruan e tij, Anitën, ka marrë pjesë në dasmën e vajzës së Shkurte Fejzës, Agnesës.

Haradinaj, ka ndarë foto nga dasma, ku shihet edhe krah Rifat Jasharit.

‘’Sonte me Anitën, bacën Rifat e shumë miq ndamë momente te bukura në gazmendin e familjeve Behluli dhe Shatri. Agnesa, vajza e miqve të mi, Hajrushit dhe Shkurtes, lidhi fatin e jetës me Lauratin.

Çiftit të ri i uroj nga zemra jetë të lumtur, të mbushur me dashuri dhe mbarësi gjatë gjithë jetës.

Urime familjeve Behluli dhe Shatri për këtë gëzim të madh!’’, ka shkruar Haradinaj.

Komento: