Momenti kur një person e shpëton dy vjeçaren që po binte nga banesa

09:52 | 27 Qershor 2019

Ky njeri është heroi i ditës: Momenti kur e shpëton dy vjeçaren që po binte nga banesa.

Algjeriani Feuzi Zabaat u quajt hero pasi arriti ta kapte në ajër një dyvjeçar që ra nga dritarja.

Foshnja siriane e quajtur Doha Muhammedi ra nga një dritare e hapur e katit të dytë, ndërsa nëna e saj po gatuante.

Për fat të mirë, 17-vjeçari e vuri re nga rruga që diçka nuk ishte në rregull me foshnjën.

Ai arriti ta kapte foshnjën duke e shpëtuar kështu nga çdo lëndim.

Incidenti ndodhi në Stamboll, Turqi.

Komento: