Morata ka disa fjalë për transferimin te Juventus

21:49 | 25 Shtator 2020

Morata ka folur për tranferimin e tij te skuadra e Juventusit.

Alvaro Morata ka folur për transferimin e tij te Juventus.

Ylli spanjoll, Mortata, ka dhënë disa komente pas zyrtarizimit të transferimit te skuadra kampione e Italisë, Juventus.

Sulmuesi ka thënë se nuk mund të refuzonte Juven, pasi kjo ishte një mundësi jetësore për të.

“Rikthimi këtu është madhështor. Tani jam më me eksperiencë”, ka thënë Morata.

“Kjo është një mundësi jetësore për mua”, shtoi spanjolli.

Morata ka qenë edhe më parë pjesë e skuadrës së Juventus, por nuk kalonte momentet më të mira të mundshme.

Komento: