Morena i frikësohet ‘mësyshit’, e bën këtë veprim në postimin e fundit

19:00 | 29 Prill 2021

Këngëtarja dhe modelja e njohur kosovare, Morena Taraku ka publikuar fotografi të reja në rrjete sociale, në të cilat sërish merr vëmendje me fizikun.

Këngëtarja, së fundi ndau me ndjekësit një imazh ku u shfaq e veshur me kostum të ngushtë blu, i cili ishte i hapur tek gjoksi.

Ajo u fotografua e ulur në krevat, ndërsa kostumin e kombinoi me një palë syze me të njëjtën ngjyrë.

Në foton tjetër, këngëtarja tregoi trupin nga afër, ndërsa komentet e pëlqimet e ndjekësve ishin të shumta.

Duket se Morena ka filluar të frikësohet nga mësyshi, pasi në këtë postim shfaqet e veshur krejt kaltër.

Komento: