Morena ‘ngacmon’ imagjinatën e fansave të saj me postimin e fundit

18:14 | 30 Prill 2021

Morena Taraku ka rifreskuar rrjetet e saj sociale, duke u sjell edhe fansave të saj një befasi më ndryshe.

Artistja është një prej emrave më të komentuar të estradës shqiptare dhe kjo më së shumti për paraqitjet publike.

Në profilin e saj në Instagram, artistja ka postuar një video, në të cilën shfaqet në dush e veshur me bikini të zeza.

Ajo u filmua nga prapa teksa po pastrohej pasi kishte notuar në pishinë, ndërsa dukej në formën më të mirë.

Këngëtarja si shumë prej emrave të njohur të estradës shqiptare, së fundi ka pushuar në Dubai, shkruan lajmi.net.

Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Morena Taraku titullohet “Money”, në bashkëpunim me Feron.

Foto: morenataraku/Instagram

Komento: