Morena Taraku në zi, i vdes anëtari i familjes

11:17 | 16 Dhjetor 2021

Ndërron jetë gjyshi i saj, Morena Taraku: Përqafoje nënën shumë sot.

Artistja e njohur shqiptare, Morena Taraku, ka ndarë një lajm të kobshëm së fundmi në rrjete sociale.

Këngëtarja ka treguar se është ndarë nga jeta një nga personat më të dashur, gjyshi i saj.

Derisa i ka bërë një dedikim prekës në InstaStory, ajo i thotë ta përqafoj shumë të ëmën, e cila ka ndërruar jetë vite më parë.

“Abej u prehsh në paqe. Të dua shumë gjyshi im. Përqafoje mamin shumë sot kur takoheni pas 17 viteve”, u shpreh Taraku.

Nëna e Morenës siç ka njoftuar ka vdekur shumë vite më parë dhe përkujtohet thuajse çdo ditë nga 28-vjeçarja.

Krijuesja e hitit “Ki me bo” prej disa vitesh ka zhvendosur të gjitha aktivitetet në Turqi teksa jeton në një nga lagjet më të famshme atje.

Bukuroshja nga Peja edhe këtë vit ka qenë mjaft aktive në muzikë e madje shumë e përfshirë në faqet rozë.

Komento: