Morena Tarakun nuk do ta njihni me flokë të shkurta, ja si duket

10:59 | 23 Tetor 2019

Morena Taraku ndryshon sërish, bëhet me flokë të shkurtra.

Modelja dhe këngëtarja e njohur, Morena Taraku, është shumë e komentuar për dukjen e saj.

Krahas ndryshimeve të shumta drastike që ka pësuar me kalimin e viteve, së fundmi ajo ka vendosur t’i përshtatet trendit, duke ndryshuar edhe stilin e flokëve.

Taraku në imazhet e fundit, ka bërë të ditur se i ka prerë flokët e saj shkurtë, duke marrë kështu një pamje krejt ndryshe.

Megjithatë ajo duket joshëse dhe tërheqëse me ndryshimin e saj të ri, teksa publikoi në InstaStory një video të shkurtër me pamjen e re.

Morena përndryshe së fundmi solli këngën e saj më të re me klip, “Missed Call”, e cila u prit mirë nga fansat e saj.

Këngëtarja dhe modelja e njohur prej kohësh tashmë po jeton në Turqi – vend ky në të cilin ka zhvendosur të gjitha aktivitetet e saj.

Komento: