“Mos harro Çamërinë”, përkujtohet në Tiranë gjenocidi ndaj çamëve

16:45 | 22 Qershor 2026
“mos-harro-camerine”,-perkujtohet-ne-tirane-gjenocidi-ndaj-cameve

“Mos harro Çamërinë”, me këtë moto në Tiranë ka nisur java çame. Shoqata patriotike Çamëria përkujton 82-vjetorin e gjenocidit grek mbi shqiptarët e çamërisë.

Ata i bëjnë thirrje institucioneve shqiptare dhe faktorit ndërkombëtar të ndërhyjnë për të gjetur një zgjidhje për çështjen çame.

Nga qershori i vitit 1944 deri në mars të vitit 1945, mijëra shqiptarë të Çamërisë përjetuan një gjenocid të ashpër nga forcat greke nën komandën e Napoleon Zervës.

Mijëra persona u vranë e mijëra të tjerë u detyruan të largoheshin drejt Shqipërisë. Pronat iu grabitën dhe konfiskuan nga shteti grek ndërsa fshatrat iu dogjën e iu shkatërruan./abcnews.al

Komento: