Mosha, gjinia dhe vendi prej nga vijnë të infektuarit e fundit me COVID-19 në Kosovë

15:30 | 07 Nëntor 2021

Publikohet raporti i fundit i IKSHPK’së.

Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19 në Kosovë, raporton Gazeta Express.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 19 raste të reja të infektuara me COVID.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.434.

Njoftimi i MSH’së

07 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Nga 2.174 testime, 19 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.434.

Në total numri i rasteve aktive është 460.

Komento: