Mosliberlaizimi i vizave, reagon Abdixhiku – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Mosliberlaizimi i vizave, reagon Abdixhiku

22:53 | 23 Qershor 2022

Kosova është ende në kërkim të liberalizmit të vizave.

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se mosliberalizimi i vizave për Kosovën është lajm hidhërimi, duke shtuar se vendi i ka përmbushur të gjitha kriteret, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Abdixhiku ka thënë se tash është radha e vendeve të Bashkimit Evropian që t’i japin Ballkanit Perëndimor vizion të qartë e të guximshëm e Kosovës minimalisht liberalizim vizash.

“Liberalizimi i vizave për kosovarët është e drejtë bazike njerëzore sot. Kosova ka të përmbushura kriteret e përcaktuara tashmë. Çdo vonesë në këtë drejtim është padrejtësi; padrejtësi e rëndë madje.

Mosliberalizimi i vizave është lajm hidhërimi që vendi ynë nuk e meriton dot. Përpjekja për liri të lëvizjes për qytetarët tanë, duhet të jetë angazhim i përbashkët i secilit patriot që synon ankorimin e Kosovës në bashkësinë e kombeve të lira, demokratike e prosperuese, në familjen euroatlantike. LDK, këtë rol do ta ushtrojë. Prandaj një muaj më parë, së bashku me eurodeputetë e delegatë të EPP, nxorrëm një rezolutë që kërkonte mu këtë. Do të bëjmë rolin tonë mbështetës kudo që mundemi, sa herë që mundemi”, ka shkruar Abdixhiku.

Ndryshe, Samiti mes liderëve të 27 vendeve të Bashkimit Evropian dhe atyre të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku nga Kosova mori pjesë Presidentja Vjosa Osmani, ka përfunduar sot pa asnjë rezultat konkret. Pritjet e kosovarëve për këtë samit ishin të mëdha, meqë shpresohej për liberalizim të vizave./Reporteri.net

Postimi i plotë i tij:

Liberalizimi i vizave për kosovarët është e drejtë bazike njerëzore sot. Kosova ka të përmbushura kriteret e përcaktuara tashmë. Çdo vonesë në këtë drejtim është padrejtësi; padrejtësi e rëndë madje.

Mosliberalizimi i vizave është lajm hidhërimi që vendi ynë nuk e meriton dot. Përpjekja për liri të lëvizjes për qytetarët tanë, duhet të jetë angazhim i përbashkët i secilit patriot që synon ankorimin e Kosovës në bashkësinë e kombeve të lira, demokratike e prosperuese, në familjen euroatlantike. LDK, këtë rol do ta ushtrojë. Prandaj një muaj më parë, së bashku me eurodeputetë e delegatë të EPP, nxorrëm një rezolutë që kërkonte mu këtë. Do të bëjmë rolin tonë mbështetës kudo që mundemi, sa herë që mundemi.

Tani është radha e vendeve të BE-së t’i japin Ballkanit Perëndimor vizion të qartë e të guximshëm – Kosovës, minimalisht liberalizim vizash. Çdo përfundim ndryshe nga ky Samit, është inkurajim i forcave destabilizuese në Ballkan.

Komento: