Mospajtime në Kuvend, VV-ja insiston që rryma të hetohet që prej shpalljes së pavarësisë

11:42 | 05 Maj 2022

Me të filluar seanca e Kuvendit të Kosovës ku ndër të tjera pritet të diskutohet edhe për punën një vjeçare të Qeverisë, opozita ka kërkuar që të mos vazhdohet me këtë seancë pa themelimin e Komisionit Hetimor mbi energjinë.

Në anën tjetër, shefja e Grupit Parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka insistuar në kërkesën e deputetëve të mazhorancës, që komisioni hetimor parlamentar për energjinë elektrike të hetohet që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.

“Në raport me atë çka e tha shefi i GP të PDK-së, pajtohemi plotësisht. Pajtohemi që duhet të ofrmohet komisioni hetimor parlamentar, pajtohemi se është instrumenti rkyesor i opozitës për mbikëqyrjen e pozitës Çka nuk pajtohemi, për të siguru ose për të kriju këtë komision në mënyrën se si e ka procedu opozita, ne duhet të shkelim dispozitat e formimit të komisionit parlamentar”, ka deklaruar ajo.

Komento: