Mot i vranët dhe me shi

09:05 | 26 Dhjetor 2021

Si do ta kemi motin sot

Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu. Shi me intensitet mesatar deri të lartë pritet në Gjakovë, Junik dhe zonat për rreth këtyre dy vendeve.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-7m/s.

Komento: