Moti për dy ditët në vazhdim, iu presin këto temperatura befasuese

19:08 | 25 Qershor 2020

Instituti Hidrometeorologjik ka treguar se si do të jetë moti në Kosovë nesër dhe pasnesër.

IHK ka njoftuar se nesër do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas njoftimit, vranësirat ditën e shtunë parashihen të shoqërohen me riga të izoluara shiu, kurse dita e premte parashihet të jetë kryesisht me diell.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë i lartë, në vlerat e rrezikut, prandaj kontakti direkt me rrezet e diellit nga ora 10-17 të jetë sa më i kufizuar. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftim.

Komento: