Moti sot i vranët dhe me intervale kohore me diell

08:07 | 09 Dhjetor 2023
moti-sot-i-vranet-dhe-me-intervale-kohore-me-diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbizotërojë mot i vranët por me intervale kohore me diell.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2 deri 4 gradë Celsius.

Ndërkohë erë e lehtë do të fryjë në drejtime të ndryshme./Front Online

Komento: