Moti sot: I vranët dhe me intervale me diell

08:12 | 05 Nëntor 2023
moti-sot:-i-vranet-dhe-me-intervale-me-diell

Sot mbi Kosovë parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet katër dhe gjashtë gradë Celsius.

Ndërkaq, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15 dhe 18 gradë Celsius.

Sipas IHMK-së, do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1 deri në 5m/s (metër për sekond).

Komento: