Moti sot i vranët dhe me intervale me diell

07:44 | 17 Janar 2024
moti-sot-i-vranet-dhe-me-intervale-me-diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se gjatë ditës së mërkurë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas IHK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3 deri 7gradë celsius.

“Do të fryjë erë e lehtë, kryesisht nga perëndimi”, thuhet në njoftimin e IHK-së.

Komento: