Moti sot, i vranët dhe me intervale me diell

07:57 | 31 Maj 2024
moti-sot,-i-vranet-dhe-me-intervale-me-diell

Sot  mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot me vranësira dhe me intervale me diell.

Sipas Meteo Kosova, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 10 deri në 13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22 deri në 27 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit e lehtë deri mesatare.

Komento: