Moti sot kryesisht i vranët

08:08 | 01 Shkurt 2025
moti-sot-kryesisht-i-vranet

Gjatë ditës së shtunë parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të lëvizin nga -1 gradë Celsius deri në 12 gradë Celsius

“Moti parashikohet kryesisht i vranët, me intervale të herëpashershme me diell. Temperaturat minimale do të variojnë nga -1°C deri në 2°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 7°C deri në 12°C. Era do të fryjë nga juglindja me intensitet të lehtë deri mesatar”, njofton IHMK-ja.

Komento: