Moti sot me riga shiu dhe me borë

08:21 | 15 Dhjetor 2023
moti-sot-me-riga-shiu-dhe-me-bore

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu, në viset e larta me fjolla bore.

Sipas këtij instituti, në orët e para parashihet të ketë mjegull të lehtë deri të dendur.

“Të premtën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu, në viset e larta fjolla bore. Në orët e para parashihet të ketë mjegull të lehtë deri të dendur. Temperaturat minimale do të ulën deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së./Front Online

Komento: