Moti sot: Me vranësira e diell, temperaturat deri në tre gradë Celsius

08:08 | 17 Dhjetor 2023
moti-sot:-me-vranesira-e-diell,-temperaturat-deri-ne-tre-grade-celsius

Të dielën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -katër deri -dy gradë Celsius.

Ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet një dhe tre gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperendimit.

Komento: