Moti sot me vranësira të shpeshta dhe me intervale me diell

08:03 | 18 Shkurt 2024
moti-sot-me-vranesira-te-shpeshta-dhe-me-intervale-me-diell

Sot në Kosovë parashikohet të mbaj mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell. Ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu, bën të ditur Meteo Kosova.

Era pritet të fryjë nga kuadrati i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, sidomos në veri të vendit, me shpejtësi prej 15-44 km/h.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin prej -3 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 11 deri në 15 gradë Celsius.

Komento: