Moti sot: Vranësira e intervale me diell, temperaturat në rritje të lehtë

07:49 | 12 Dhjetor 2023
moti-sot:-vranesira-e-intervale-me-diell,-temperaturat-ne-rritje-te-lehte

Të marten në Kosovë moti do të jetë kryesisht i vranët.

Siç bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, do të ketë rritje të lehtë të temperaturave maksimale.

Në mëngjes parashihet të ketë ngrica të dobëta.

Sipas IHMK-së, në lugina në vende me lartesi parashihet mjegull.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6 dhe 9 gradë Celsius.

Komento: