Motta “djeg” Manajn, shikoni vendimin e fundit të trajnerit!

21:21 | 22 Tetor 2021

Periudhë e errët për Rei Manaj te Spezia në Serinë A italiane.

Sulmuesi shqiptar i cili u transferua me shumë bujë te skuadra nga Liguria në merkaton e verës është lënë jashtë nga trajneri Thiago Motta për derbin ndaj Sampdorias që po luhet në këto momente për javën e 9-të të kampionatit.

Edhe pse në emergjencë totale në sulm Motta nuk ka grumbulluar Manajn për zgjedhje teknike.

Motta për momentin ka nevojë për lojtarë me eksperiencë dhe karakter të fortë për të lënë pas momentin negativ dhe pavarsisht emergjencës zgjidhjen nuk e shikon te Manaj duke lënë të kuptohet se ka një krisje të raportit mes ish-mesfushorit të Interit dhe bomberit shqiptar.

Rei Manaj në këtë sezon me Spezian është aktivizuar në 5 takime dhe numëron 170 në total.

Komento: