Mountin u largua nga karantina, Chelsea bëri këtë paralajmërim për të

22:15 | 16 Mars 2020

Chelsea ka bërë një paralajmërim për Moutin pasi është larguar nga karantina.

Për askënd nuk është e lehtë, por mënyra më e mirë për ta luftuar armikun e padukshëm, koronavirusin, është të qëndrojmë në shtëpi.

Sido që të jetë, këtë e ka thyer mesfushori i Chelsea, Mason Mount.

Ai është larguar nga vet-izolimi për të luajtur futboll dhe kjo nuk i ka pëlqyer aspak drejtuesve të Chelsea që e kanë paralajmëruar futbollistin, madje edhe mund ta ndëshkojnë.

Mount është fotografuar duke luajtur futboll në Trent Park Football Centre në Barnet të dielën me mesfushorin e Ëest Ham United, Declan Rice, shokun ë fëmijërisë.

Të gjithë lojtarët tjerë të Chelseas janë në karantinë që nga 12 marsi, kur Callum Hudson-Odoi doli pozitiv për Covid-19 të enjten.

Komento: