Mourinho befason ekipin e tij me këto fjalë

17:15 | 26 Dhjetor 2019

Mourinho e pëlqen ekipin aktual të Tottenhamit.

Trajneri portugez thotë se e ka në dispozicion një ekip solid, por i duhet kohë për ta nxjerrë më të mirën nga ta

Jose Mourinho nuk po mendon për afatin kalimtar të janarit, shkruan Gazeta Express.

Trajneri portugez thotë se është i kënaqur me ekipin aktual të Tottenhamit.

“Special One” kërkon t’i jepet vetëm kohë, në mënyrë që ta nxjerrë më të mirën nga lojtarët e tij.

“Më pëlqen skuadra ime, me të vërtetë. Më pëlqejnë djelmoshat, qoftë si futbollistë e ashtu edhe si persona. Dua t’ia jap atyre mundësinë që t’i ndihmoj të përmirësohen. Kam ardhur këtu 5 javë më parë, nuk është e drejt të flasim për përforcime. Kam nevojë për kohë. Natyrisht, kryesia e klubit e di se, nëse dikush largohet, është e nevojshme ta zëvendësojmë”, deklaroi Mourinho për “Sky Sports”.

Me gjasë, gjatë janarit nga nënkampioni evropian do të largohet mesfushori kryesor, Christian Eriksen.

Komento: