Mourinho do t’i gëzojë tifozët e Romës me këtë super transfer nga Chelsea

09:42 | 17 Maj 2021

Mourinho transferon yllin e Chelsea te Roma.

Rikthimi i Jose Mourinhos në Serie A ka shkaktuar bujë të madhe dhe sezonin e ardhshëm Special One do të jetë në qendër të vëmendjes me Romën e tij.

Portugezi ka filluar të punojë për skuadrën e sezonit të ardhshëm dhe ka piketuar disa përforcime për merkaton e verës.

Portali spanjoll Don Balon, raporton se emri i fundit që ka përfunduar në shënjestrën e Mourinhos është mbrojtësi i Chelsea, Marcos Alonso.

Special One ia ka kërkuar drejtuesve transferimin e Marcos Alonsos te Roma. Mourinho e sheh spanjollin si një përforcim ideal, pasiqë 30-vjeçari ka luajtur edhe më parë në Serie A te Fiorentina.

Alonso nuk bën pjesë në planet e Tuchel dhe në fund të sezonit do të largohet nga Stamford Bridge, ndërsa për shërbimet e tij Roma do të paguaj 10 milionë euro.

Komento: